Sali Berisha në përkujtimoren e Azem Hajdarit: Ne nuk e falim gjakun e tij (12 Shtator 2000)


Sali Berisha në përkujtimoren e Azem Hajdarit: Ne nuk e falim gjakun e tij (12 Shtator 2000)

14:28 12/09/2000

Lule dhe qirinj në memorialin e Azem Hajdarit. Sot paradite në vendin ku para dy vitesh u ekzekutua deputeti demokrat Azem Hajdari dhe bodyguardi Besim Çera, në kujtim të tyre simpatizantë të Partisë Demokratike, familjarë dhe të njohur janë mbledhur për homazhe. Edhe kryetri i Partisë Demokratike ka vendosur sot lule në memorialin e studentit të dhjetorit ’90.

Para memorialit të Hajdarit, Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano se para dy vitesh projektoi dhe organizoi vrasjen e liderit së demokracisë. Por ne nuk e falim gjakun e Azemit u është drejuar Berisha njerëzve të mbledhur në ritin përkujtimor.

Pas kësaj homazhe janë bërë dhe në varrin e Azemit. Drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, pjesëtarë të familjeve Hajdari dhe Çera kanë vënë kurora dhe tufa lulesh në memorialin e deputetit Hajdari dhe të bodyguardit të tij të ekzekutuar plot dy vjet më parë para godinës së Partisë Demokratike./tvklan.al






Të ngjashme