Sali Berisha: Nëse shqiptarët nuk votojnë do të ketë revoltë (11 Shtator 2000)


Sali Berisha: Nëse shqiptarët nuk votojnë do të ketë revoltë (11 Shtator 2000)

12:01 11/09/2000

“Paralajmëroj qeverinë se nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë revoltë të përgjithshme për shqiptarët nëse u hiqet e drejta e votimit shqiptarëve. Unë nuk do të toleroj kurrë, Partia Demokratike nuk do të tolerojë kurrë që banditë, terroristë të shkelmojnë të drejtën e votës së shqiptarëve.”

Ka qenë kjo deklarata e papritur e kreut demokrat Berisha i cili pretendon se Kryeministri Meta, Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino dhe informatikanët e SHIK-ut, kanë zhdukur nga listat e shkruara, por dhe nga harddisku, 200 mijë votues. Skema është shumë e qartë, tha Berisha. Janë lënë jashtë ata që nuk votuan për Kushtetutën dhe për ata që mbështetën thirrjen e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në Referendum.

Berisha ka kërkuar sot ballafaqim publik në media me socialistët. Këta kusarë tha ai nëse nuk kanë frikë, le të vijnë të ballafaqojnë faktet, argumentat dhe të bëjnë transparencën. I pyetur nëse ftesa për debate është e vlefshme dhe për kryesocialistim Nano, Berisha tha:

Edhe mbreti po t’u ngjallet atyre le të vijnë. Nuk do të mungojë transparenca në asnjë lloj kufizimi.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme