Sali Berisha nuk lejohet në Kosovë (14 Qershor 2000)


Sali Berisha nuk lejohet në Kosovë (14 Qershor 2000)

13:12 14/06/2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk është lejuar sot të hyjë në Kosovë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Gjana dhe Topalli, kanë shkuar drejt pikës kufitare të Morinës. Forcat e KFOR-it kanë deklaruar thellë se zoti Berisha për arsye sigurie nuk mund të udhëtojë drejt Kosovës. Ndërkohë ata kanë thënë se nuk do të pengojnë njerëzit e tjerë për të kaluar kufirin.

Një gjë e tillë Berishës i është konfirmuar mbrëmë gjatë kontanteve me kryeadministratorin e OKB-së Benard Kushner. Sipas Kushner, UMNIK nuk lejon kalimin e Berishës në Kosovë pasi nuk mund të sigurohet jeta e tij. Këtë e deklaroi dje për Tv Klan dhe zëdhënësja e UMNIK-ut Susane Manuel.

Kështu Berisha pasi ka vendosur sot në mëngjes të kthehet në Tiranë, ka dhënë në Kukës një deklaratë për shtyp ku ka deklaruar se segmentet e caktura të UMNIK-ut në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë penguar vizitën e tij në Kosovë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme