Sali Berisha pas tre vitesh qeverisje (2009)
Autori: Blendi Fevziu
23:19 02/10/2008Opinion-Tre vjet pas marrjes së mandatit si kryeministër i vendit, Sali Berisha është përballur me gazetarët në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Emisioni është përqendruar tek mënyra se si po qeveriset vendi dhe për të diskutuar lidhur me këtë ishin të ftuar edhe analistët Mentor Nazarko, Alfred Peza, Baton Haxhiu dhe Robert Rakipllari.
“Korrupsioni ka qenë është dhe do të mbetet bindja e jetës time. Unë e kam më të fisshme se integrimi ka qenë është dhe do të mbetet bindja e jetës time, por jo, unë me përulje pranoj se korrupsioni është beteja e jetës time. Siç dihet, për arsye të ndryshme ne përfunduam në rrathët e fundit të ferrit të Dantes. U grupuam në 24 vendet më të korruptuara të planetit. Në një vend të varfër korrupsioni do të thotë shtypje dhe varfëri progresive, marrje e dinjitetit. Ne kemi jetuar të shtypur, pas tiranisë ne u përballëm me një tjetër faktor shkatërrues. Ne kemi hequr çdo imunitet që kërkoi Prokuroria. Nëse ne kemi qenë në 24 vendet më të korruptuara sot jemi 4 herë më larg sepse kemi lënë pas 94 vende. Sot unë mund ti faktoj çdo shqiptari 4 miliardë dollarë të shpëtuara nga korrupsioni. Beteja kundër korrupsionit është një betejë që vazhdon. Ka shumë zyrtarë të penalizuar dhe kjo është e demonstruar me fakte”, tha Berisha./tvklan.al
Të ftuar: Sali Berisha, kryeministër dhe analistët Mentor Nazarko, Alfred Peza, Baton Haxhiu, Robert Rakipllari.