Sali Berisha, PD mitingu në Gramsh – (10 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
9 vjetori i formimit të Partisë Demokratike dega Gramsh zbret në këtë qytet kryetarin e PD Sali Berisha, sëbashku me drejtues të tjerë të kësaj partie. Që në fillim janë pritur nga kryetari i PD të qytetit të Gramshit, ku Berisha ka këmbngulur se është detyrë e politikanëve që të ndalen dhe të sqarojnë faktet e ekonomisë shqiptare.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Interesat kombëtare të shqiptarëve, ishin interesa të ndershme, ishin iteresa të drejta, ishin interesa perëndimore, ndaj dhe perëndimi ndërmori pranverën që kaloi betejën më të fuqishme për çlirimin e Kosovës”.
Lidhur me një takim të mundshëm mes dy krerëve të PS dhe PD, mes Nanos dhe Berishës, vetë Berisha është shprehur se jam për dialog. Kam 3 vjet që e kërkoj një gjë të tillë të bëhet ndërmjet nesh, por është Nano ai që nuk ulet dot me mua pasi këtë nuk e bën dotë as me palën e tij socialiste. Politika e ndjekur deri tani është ajo e diktaturës mbi taksat është shprehur Berisha.
Për ministrin e jashtëm Milo, Berisha është shprehur se duhet ndjekur penalisht, pasi është një nga organizatorët e krimit ekonomikë. Mes tij dhe simpatizantëve të PD të qytetit të Gramshit është përkujtuar dhe dëshmori i demokracisë Azem Hajdari./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti