Sali Berisha për intervistë për studentët grevistë (11 Dhjetor 1998)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha intervistë për studentët grevistë. Sipas Berishës asnjë qeveri nuk refuzon dialogun me studentët dhe kjo përbën një absurditet për qeverinë tonë. Gjithashtu Berisha flet edhe për ndalimin e djalit te tij në Fakultetin e Drejtësisë ku thotë se qeveria përgënjështroi vetveten duke thënë se ai ndodhej në grevë urie kur kjo nuk ishte e vërtetë.
“ Nuk njoh ndonjë qeveri që mund t’iu refuzojë dialogun studentëve. Sipas meje në rast se i koncepton studentet një ngjyrësh bën një gabim shumë të madh. Fakti që e injorojnë grevën në këtë mënyrë sikur nuk ekziston përbën një absurditet të qeverisë. Ndalimi i djalit tim është nje akt më i pakët se vetëflijimi i shokëve të tij në grevën e urisë. Kanë përdorur dhunë ndaj studentëve.”-shtoi ai./tvklan.al