Sali Berisha për Naton – (24 Prill 1999)


Sali Berisha për Naton – (24 Prill 1999)

16:35 24/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Aleanca e Atlantikut të Veriut, nën udhëheqjen e SHBA ishte faktor përcaktues i frenimit të ambicjeve paranojake, ekspansioniste të klikave komuniste të perandorisë Sovjetike dhe të shembjes së murit të Berlinit, murit më të gjatë ndarës në historinë e njerëzimit, që shtrihej nga kanali i Korfuzit në Polin e Veriut. Aleanca e Atlantikut të Veriut vjen në këtë 50-vjetor pasi ajo në një vendim historik vendosi të shndërrohet nga aleancë difensive në aleancë ofensive dhe ndërrmori një muaj më parë, sulmet ajrore mbi diktaturën e fundit komuniste në europë në mbrojtje të vlerave të lirisë, lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme