Sali Berisha për Rambujenë – (24 Shkurt 1999)


Sali Berisha për Rambujenë – (24 Shkurt 1999)

20:26 24/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Demokratike do të nis bisedimet me forcat politike shqiptare për të realizuar një trans Rambuje në Tiranë me pjesmarrjen edhe të një përfaqësie nga Kosova. Në konferencën e sotme për shtyp, lideri demokrat Berisha ka paraqitur një platform nëpërmjet sëcilës shqiptarët duhet të përballen me fazën e dytë të konferencës për Kosovën.

Në këtë platform kerkohet që delegacioni Kosovar ti përmbahet me lojalitet deklaratës së miratuar në Rambuje. Berisha ka kërkuar sot që shqiptarët ti shmangen krizës së përfaqësimit dhe njëkohësisht i ka bërë thirrje liderit politik të UÇK-së Demaçi që të mbështesë marrveshjen e nënshkruar në Rambuje.

Berisha u shpreh se të gjitha forcat politike e ushtarake në Kosovë dhe ato politike në Shqipëri duhet të mbështesin marrëveshjen e arritur. Ndërkohë selia blu ka shprehur rezerva të mëdha për konferencën e Rambujesë. Sipas tyre ajo nuk arriti ti imponoj Beogradit firmosjen e marrveshjes politike e ushtarake./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme