Sali Berisha: Qëllimi madhor i jetës sime
Autori: Blendi Fevziu
23:47 17/02/2005Përpara çeljes së fushatës së 3 Korrikut, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një tur nëpër Shqipëri të cilin e ka quajtur “Ditët e shpresës”. I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreu i PD u shpreh se ky është qëllimi më madhor i jetës së tij, përmes së cilit beson se do të kthejë Shqipërinë në vendin e shpresës.
“Realisht është më shumë se një tur apo fushatë elektorale. Aktualisht është qëllimi më madhor i jetës sime. Nga të gjitha vendimet që kam marrë gjatë jetës, këtë e konsideroj më të rëndësishmin. Shqipëria sot nuk është ajo për të cilën unë dhe qindra e mijëra të tjerë jemi përpjekur. Shqipëria doli nga errësira në dritë, por sërish kjo shoqëri është në dëshpërim dhe në largim. Është absolutisht larg asaj që unë kam imagjinuar dhe jam përpjekur. Nuk është qëllimi i një fushate, por të bëj Shqipërinë vendin e shpresës”, tha Berisha./tvklan.al