Sali Berisha: Qeveria shqiptare po manipulon regjistrat e Gjendjes Civile (21 Mars 2001)
Lideri demokrat Sali Berisha ka dhënë alarmin për manipulimin e madh që po përgatit qeveria shqiptare me regjistrat e Gjendjes Civile dhe listat e votuesve që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Deklaratat e Berishës bëhen 24 orë përpara takimit të parë konsultativ në Presidencë të partive parlamentare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Partia Demokratike ka një strategji të plotë për verifikimin e listave të votuesve, theksoi Berisha. Ai deklaroi se ftesa për unifikimin e të djathtëve përfshirë Partinë për të Drejtat e Njeriut dhe Partinë Aleanca Demokratike është e sinqertë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame