Sali Berisha reagon ndaj kandidaturës së Edi Ramës për kryetar bashkie (1 Gusht 2000)


Sali Berisha reagon ndaj kandidaturës së Edi Ramës për kryetar bashkie (1 Gusht 2000)

14:38 01/08/2000


Demokratët e kanë pritur me gjakftohtësi kandidaturën e ministrit aktual të Kulturës Edi Rama për kryebashkiak të Tiranës. Berisha nuk ka pranuar të konfirmojë kandidaturën e Bamir Topit përballë Edi Ramës, duke ia lënë zgjedhjen strukturave të bazës deri në datën 24 gusht. Pa shprehur asnjë mëdyshje për fitoren e partisë së tij në zgjedhje, Berisha foli për ndëshkimin ligjor të pushtetarëve. Ndaj kandidaturës së ministrit të Kulturës Edi Rama për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Berisha ka përdorur epitetet e zakonshme.

“Tani meqë po më pyesni mua, shkoni dhe pyesni ata vetë se si të gjithë më kanë rikujtuar nga dje deri sot, korbin që thotë : Prap me tu kthyer,shpirti ndezur e zemra thyer. Të gjithë ata janë zemërthyer sot. Nëse e doni nga populli, “lute festën more shosh, në dasht me hatër në dasht me zor.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme