Sali Berisha: Shumë humor me Monikën, por gurorja është e Ilirit (1 Dhjetor 2000)


Sali Berisha: Shumë humor me Monikën, por gurorja është e Ilirit (1 Dhjetor 2000)

13:04 01/12/2000

Kryetari i demokratëve Sali Berisha i ka cilësuar të arrestuarit e fundit, Paloka dhe Mulosmani si martirë që janë burgosur për fjalën e lirë. Ne kemi dosje të Ilir Metës që e fajësojnë atë që ka kryer krime të shëmtuara, tha Berisha përpara gazetarëve.

“Partia Demokratike ka denoncuar, Edi Paloka ka denoncuar përgjegjësinë e tij për gurosje në gurore. Se në fakt shumë humor me Monikën, por gurorja është e Ilirit. Apo sa e Ilirit aq dhe e Monikës, e kanë pronë të përbashkët. Edi Paloka ka denoncuar Metën për thesarin si një nga hajdutët e thesarit. Pra që të gjitha këto ai ia ktheu me një urdhër. Ai do patjetër që ai të mos dalë nga burgu. Unë jam këtu për të denoncuar këtë akt të shëmtuar. Për të ju siguruar juve që demokratët shqiptarë janë sot dhe çdo ditë bëhen më të fortë se kurrë.“/tvklan.al






Të ngjashme