Sali Berisha: Socialistët mburren me gjërat që kemi bërë ne (15 Shtator 2000)


Sali Berisha: Socialistët mburren me gjërat që kemi bërë ne (15 Shtator 2000)

15:49 15/09/2000

Sheshi kryesor i Krujës ishte stacioni i sotëm i kreut demokrat Sali Berisha. Nga Kruja Berisha ka bërë sot krahasimin e qeverisjes së Partisë Demokratike ’92-’96 dhe qeverisjes socialiste ’97-2000. Ne sollëm investitorët e huaj tha ai ndërsa ata i larguan. Ne rritëm të ardhurat për frymë 12 herë, ndërsa ata i ulën 5 dollarë. Ne investuam për telekomunikacione, ndërsa këta mburren me këto që kemi bërë ne.

Berisha u ka premtuar banorëve të Fushë-Krujës se do t’u japë fabrikën e çimentos e cila sapo është privatizuar. Berisha ka ftuar demokratët e Krujës të ulen përballë me çdo socialist dhe t’i kundërvihen në bazë të fakteve dhe argumentave./tvklan.al






Të ngjashme