Sali Berisha takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Kristofer Zopel – (3 Nëntor 2000)


Sali Berisha takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Kristofer Zopel – (3 Nëntor 2000)

18:56 03/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Kristofer Zopel, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Pas takimit Zopel dhe Berisha, deklaruan:

Kristofer Zopel:- “Ne diskutuam për rrugët që do të çojnë Shqipërinë në anëtarësimin e Bashkimit Europian. Folëm gjithashtu për situatën aktuale dhe kontestimet e PD, lidhur me zgjedhjet lokale. Për këtë qëllim i thashë zotit Berisha, të shkruajë një raport për t’ia paraqitur organizmave ndërkombëtare”.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “E falënderova ministrin gjerman, për ndihmën që qeveria dhe vendi i tij kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, por dhe rajonit në tërësi. E sigurova që PD, ka si qëllim kryesor integrimin e Shqipërisë në Europë dhe natyrisht diskutuam gjerësisht lidhur me zgjedhjet e fundit. Unë e falënderova për sugjerimet e çmuara, që më bëri dhe e sigurova se do të punojmë për të qartësuar të gjithë situatën e krijuar”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme