Sali Berisha takon Thaçin – (23 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pas takimit me krerët e qeverisë, delegacioni i Qeverisë së Kosovës, për dy orë me radhë ka zhvilluar bisedime me liderin demokrat Berisha, nënkryetarin e PD Pollo dhe drejtues të tjerë të kësaj partie. Berisha e ka pritur Thaçin jo si kryeministër i Kosovës po si udhëheqës i UÇK-së. Çështja kombëtare është interesi vetjak numër një për çdo shqiptar theksoi Berisha, ndaj po përpiqemi të ndërgjegjësojmë gjithë forcat politike.
I kemi deklaruar gjithë botës theksoi më tej lideri demokrat Berisha, se jemi të vendosur të rezistojmë si komb ndaj Millosheviçit. Të gjithëve na takon nga një meritë në çështjen e tij kombëtare theksoi kryeministri Thaçi. Ndaj dhe UÇK vlerëson rolin e liderit demokrat Berisha si dje në pushtet dhe sot në opositë.
Pas takimit Berisha dhe Thaçi deklaruan para gazetarëve.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Partia Demokratike mbështet të gjitha përpjekjet dhe është e angazhuar në një përpjekje të fuqishme që përfaqesuesit institucionale, politike dhe ushtarake të Kosovës të punojnë së bashku për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e garantova zotin Thaçi se e mbështes atë fuqimisht si përfaqesues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asgjë s’mund ta lëkundë PD-në nga kjo mbështetje. Sikundër kërkova që në një procedurë të ulen së bashku, të krijojnë atë forum. Ne nuk kemi vërejtje personash ja u kam bërë të qartë une ju. Une vetëm se dua t’i shoh përfaqesuesit e bashkuar”.
Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës:- “Më vjen mirë që zoti Berisha është i gatshëm si gjithnjë të vazhdojë të punojë në unifikimin e faktorit politik dhe të ndikojë tek ata për t’u bashkuar me forcat të cilat janë duke organizuar dhe udhëhequr luftën dhe popullin në Kosovë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame