Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë (14 Shtator 1998)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë pas vdekjes së deputetit Azem Hajdari. Ndër të tjera ai gjithashtu kërkon dorëheqjen e Fatos Nanos dhe krijimin e një qeverie teknike. Gjatë fjalimit të ai tha :
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë të ruajnë gjakftohtësinë në këto momente të vështira. U bëj thirrje të përmbahen, të shmangin aktet e dhunës dhe të kenë besim tek drejtësia politike. Unë do të jem një protagonist i palëkundur i mbrojtjes së idealeve për të cilat ra Azem Hajdari dhe do të bëj të pamundurën që Shqipëria të kalojë këtë krizë të thellë. Gjithashtu kërkoj nga kryeministri Fatos Nano të mos thellojë më tej krizën dhe të japë dorëheqjen dhe tu japë mundësi forcave politike për krijimin e një qeverie teknike.”
Pamje Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike./tvklan.al