Sali Berisha: Viti 2000 ishte viti i rekordeve të zeza qeveritare – (30 dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka uruar sot shqiptarët festën e Vitit të Ri, me bindjen se 2001, do të jetë viti i fitores së demokratëve. Ai ka theksuar se viti që shkoi ishte viti i rekordeve të zeza të qeveritarëve aktual, i vjedhjes së thesarit të shtetit, dhunimit të votës së lirë, territ, mjerimit, varfërisë etj.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Nesër në darkë, ne ndahemi nga viti 2000. As llamburitja e fishekzjarrëve dhe e dritave, as maratona e mashtrimeve të qeveritarëve, nuk mund të mohojnë faktin se viti 2000, ishte viti i dhunimit të votës së lirë, nga qeveria Meta. Viti 2000 ishte vitit i revoltës së votës së lirë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego