Sali Berisha vizitë në Elbasan (13 Nëntor 1999)


Sali Berisha vizitë në Elbasan (13 Nëntor 1999)

12:51 13/11/1999

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Elbasan. Pak ditë pas vizitës në Itali, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zgjedhur Elbasanin. Para simpatizantëve të tij të mbledhur në sheshin “Aqif Pasha”, Berisha tha sot se i mblodhi korrupsioni i Qeverisë dhe mjerimi i popullit.

Në kohën e qeverisjes së PD-së, tha Berisha, Elbasani kishte 12 mijë të papunë, sot ka 40 mijë të tillë. Kjo është qeveri e kaosit, ka thënë Berisha, madje ajo është e lidhur me mafian ndërkombëtare. Në fund të fjalës Berisha ka përsëritur kërkesën e PD-së për zgjedhje të reja duke transmetuar dhe mbështetjen e së djathtës europiane.

Më pas folën dhe Emin Gjana, Teodor Laço dhe Selfo. Kur Berisha po drejtohej për tek Bashkia e qytetit, dhjetëra simpatizantë të tij duke dashur ta takojnë atë krijuan një farë tensioni duke detyruar dhe forcat e policisë të ndërhynin. Në Bashki, Berisha është takuar me kryetarin e saj Ëngjëll Daklin ku kanë folur për problemet dhe mangësirat e këtij rrethi. Vizitën e tij Berisha e ka mbyllur me një kafe në një lokal të Elbasanit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme