Sali Berisha vizitë tek refugjatët kosovarë në Librazhd e Peqin (17 Qershor 1999)


Sali Berisha vizitë tek refugjatët kosovarë në Librazhd e Peqin (17 Qershor 1999)

13:10 17/06/1999

Ideali kombëtar do të pushtojë çdo qelizë të popullit shqiptar deri në momentin e kthimit të kosovarëve në trojet e tyre. Kështu është shprehur lideri demokrat Sali Berisha në vizitën e tij në kampingun e Tugzit në Librazhd, ku janë strehuar mbi 1600 të ardhur. Berisha në një tubim në sheshin e kampingut  i ka quajtur ushtarë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Berisha mori pjesë në aktivin e degës së Partisë Demokratike të Librazhdit ku është diskutuar angazhimi i qytetarëve dhe strukturave të kësaj partie për të përballuar situatën. Kam ardhur këtu të ndaj gëzimin e ditës së madhe, gëzimin e fitores historike të kombit  shqiptar, ka thënë Berisha në kampingun e Peqinit që strehon 3300 të ardhur nga Kosova.

Pas mitingut është mbledhur aktivi i Partisë Demokratike të degës Peqin. S’ka gjëra të mëdha pa sakrifica të mëdha, ka thënë Berisha. Por ne si komb sakrifikuam shumë dhe humbëm shumë. Por kjo fitore është nga më të mëdhatë e historisë sonë mijëvjeçare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme