Sali Kelmendi intervistë (09 Janar 1999)


Sali Kelmendi intervistë (09 Janar 1999)

10:58 09/01/1999

Përsa u përket borxheve dhe detyrimeve që bashkia ka ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit, Sali Kelmendi shprehet në këtë mënyrë :

Unë do doja të sqaroj, mendoj që janë pa u thelluar shumë në analizën e këtij fakti. Janë dy koncepte, koncepti i detyrimeve që ka Bashkia ndaj qytetarëve, ndaj shtetit, dhe borxhi. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Së pari, kanë qënë dy godina të cilave u ka dalë pronari dhe sipas rregullave shtetërore, Bashkia është e detyruar t’u paguajë qeranë. Janë marrë vendimet përkatëse në Këshillin Bashkiak. Kjo gjë ka vazhduar edhe pas meje, bëhet fjalë për familjen Kasmi dhe Theodhosi. Mendoj që shifra për të paguar këto duhet të ketë qenë në nivelin e 10 milionë lekëve.”

E ndërsa i pyetur nëse kjo shumë është borxh apo investim, Kelmendi përgjigjet :

“Jo.Investimi si në rastin e Partisë Demokratike, pagimi i qerasë që aplikohet nga shumë institucione shtetërore, siç janë për shembull, PTT apo zyra të tjera, ku pronarëve iu paguhet qeraja në bazë të kuotave, vendimit të Këshillit të Ministrave. Janë rregulla që aplikohen jo vetëm nga Bashkia por dhe nga institucione të tjera.”/tvklan.al






Të ngjashme