Sali Lusha kërkohet nga policia – (8 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sali Lusha mbete pa adresë. Një ditë pas largimit nga shtëpia dhe vendimit të Kasacionit për riarrestimin e tij, dëshmimtari i vrasjes së Azem Hajdarit, Sali Lusha nuk ka ende një vendodhje të saktë. Dje në banesën e Lushës në një bllok pallatesh në periferi të qytetit shumë forca të policisë me një mandate arresti në duar shkuan për të arrestuar për të dytën herë Lushën, i sapo dalë nga burgu ku vuante masën e sigurisë, por nuk e kanë gjetur.
Sipas familjarëve të Lushës ai kishte dalë nga shtëpia që paradite por nuk ishte kthyer ende. Familjarët shprehin shqetësimin e tyre për jetën e Saliut, ndërsa zyrtarë të drejtësisë janë mbledhur për të diskutuar se kush e ka fajin për zhdukjen e Lushës.
Sali Lusha i njohur si dëshmimtari kryesor i vrasjes së Hajdarit, akuzohet si pjesmarrës në ngjarjet e 14 shtatorit ’98. Vetëm 3 javë më parë ai fitoi arrestin shtëpiak duke lënë burgun për shkaqe shëndetësor. Por në kërkesën e prokurororit të çështjes, gjykata e Lartë dje vendosi rikthimin e Lushës në qeli, vendim që mbeti i pazbatuar./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj