Sali Lushaj dëshmon në gjykatë për vrasjen e Azem Hajdarit – (10 Shkurt 2001)


Sali Lushaj dëshmon në gjykatë për vrasjen e Azem Hajdarit – (10 Shkurt 2001)

22:06 10/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sali Lushaj, ish-badigardi i presidentit Berisha, kanë dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Faktit të Tiranës, rreth vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të larta sigurie. Madje në këtë seancë nuk është lejuar të marrë pjesë as avokati i Lushës, Saimir Visha.

Partia Demokratike dhe grupi hetimor i çështjes Hajdari, e konsiderojnë Lushën si dëshmitar kyç për atentatin e bujshëm. Kjo pasi ai ka qenë para selisë së PD, në momentin kur Hajdari është qëlluar nga persona të armatosur, një pjesë e të cilëve u identifikuan që atë natë.

Lushaj ndodhet i arrestuar dhe po gjykohet nën akuzën e pjesëmarrjes aktive në sulmin e armatosur të 13 dhe 14 Shtatorit 1998, kundër institucioneve shtetërore në Tiranë. Ai dha sot dëshmitë e tij për vrasjen e liderit demokrat Hajdari, para gjyqtarit Kreshnik Omari./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori  






Të ngjashme