Salih Mustafa do të përballet sot me gjyqin special
Sali Mustafa i arrestuari i parë nga Prokuroria Speciale do të nisë betejën e tij ligjore në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ish-ushtari i UÇK-së do të njihet zyrtarisht me akuzat dhe kundër tij do të fillojë procesi gjyqësor për krime lufte.
Mustafa u arrestua të enjten në Prishtinë pasi akuzohet për “trajtim mizor”, “torturë” dhe “vrasje të paligjshme”.
Seanca e parë e Mustafës do të nisë në orën 15:00 dhe do të jetë në publike, kështu që mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale.
Kush është Salih Mustafa?
Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.
Gjatë veprimtarisë së tij është arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur. Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.
Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut./tvklan.al