Salihi “poker” golash për Neustadt
Hamdi Salihi po kalon ndoshta periudhën më të mirë në ligën e dytë të kampionatit austriak. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare një natë më parë bëri poker golash ndaj Kapfenberger. Dy gola me 11-metërsha që i fitoi vetë dhe dy herë me kokë.
Hamdi Salihi i dha fitoren 4-2 skuadrës së tij vieneze Neustadt, duke marrë kështu edhe vendin e parë në renditjen e golashënuesve të këtij kampionati.
Ndërsa në Serie B, në Itali, mesfushori i kombëtares, Migjen Basha shënoi dy herë në ndeshjen delikate ndaj Cittadella.
“Kur shënova gol drejtova gishtin nga pankina sepse ishte një skemë të cilën e provuam në stërvitje një ditë më parë. Ndërsa me kokë, për herë të fundit kisha shënuar në një ndeshje më kombëtaren”,
tha Basha.
Bari momentalisht është në vendin e 3 të Serie B.
Tv Klan