Saliman Barçi, vrasësi shqiptar me një këmbë mund të ekstradohet


Saliman Barçi, vrasësi shqiptar me një këmbë mund të ekstradohet

15:29 01/07/2016

Gjykata  në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur ekstradimin e Saliman Barçit, shqiptari verior me një këmbë i cili hiqej si azilkërkues kosovar për të fituar nënshtetësinë në Angli, pas kryerjes së një vrasje të dyfishtë, 20 vjet më parë. Sot Gjyqtari John Zani urdhëroi ekstradimin e tij dhe e dërgoi rastin për tek Sekretarit i Shtetit për një vendim të formës së prerë.

Gjykatësi Zani ka thënë: “Unë kam konsideruar të gjitha argumentet  në emrin tuaj, si dhe elementet që më kanë dhënë mua, por kam përshtypjen se unë e kam hedhur poshtë pretendimin”, drejtuar Saliman Barçit.

Barçi u përpoq për të luftuar ekstradimin duke përdorur drejtat e mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ekipi i tij ligjor argumentoi se deportimin i Barçit do të shkelë nenin 2 (e drejta për jetën), neni 3 (ndalimi i torturës), neni 6 (e drejta për gjykim të drejtë) dhe nenin 8 (e drejta për jetë private dhe familjare) të Konventës.

Barçi tha në një seancë të mëparshme që ai kishte   këmbën e tij të majtë të prerë 2cm nën gju në vitin 1995 pas dëmtimeve të rënda në një aksident me motor. Prokurorët kanë hedhur poshtë kërkesën e tij për të mos u ekstraduar, pasi ai ka thënë se nuk mund të kthehet për arsye hakmarrjeje.

Babai 41-vjeçar i tre fëmijëve është akuzuar se ka mashtruar  autoritetet britanike të emigracionit me një pseudonim dhe pasaportë të rreme, i cili është akuzuar për vrasjen e Përparim Ibrahimit dhe Artur Gjokës me 18 korrik 1997, me premtimin se do të merrte 60 milionë lekë. Pas përfundimit të hetimeve, ai u dënua nga autoritetet shqiptare me 25 vjet burg, më 24 nëntor 2009.

Pas një numri të ankesave të drejtuara nga nëna dhe motra e tij, Gjykata e Lartë në Tiranë rrëzoi dënimin e tij në vitin 2013 dhe e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë. Saliman Barçi u arrestua në Britani të Madhe, pasi prokurorët shqiptarë kërkuan ekstradimin e tij në 17 korrik në vitin 2015.

Ai u dënua për zotërimin e kokainës në Britani të Madhe më 3 gusht 2015. Kur u pyet se si ai kërkoi azil ai u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar duke thënë se jam nga   nga Kosova.”/

tvklan.al






Të ngjashme