Salla e komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë (11 Shkurt 1999)


Salla e komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë (11 Shkurt 1999)

14:50 11/02/1999

Të parët që njoftohen për një krim apo problem në Tiranë, janë punonjësit e sallës operative në Drejtorinë e Policisë. E vënë në punë para pak kohësh salla operative shërben për të njoftuar patrullat e Policisë mbi ngjarje të ndryshme në çdo cep të kryeqytetit. Salla operative bashkëpunon me të gjithë Komisariatet e Tiranës por dhe me rrethet e Ultësirës Perëndimore.

Aty një telefon shërben për lajmërimet nga qytetarët. Problemet, kërcënimet dhe vrasjet mësohen nga telefonatat e popullit, telefonata që ndonjëherë rezultojnë të rreme.

Punonjës i sallës operative:Ka telefonata të rreme, ka si të thuash njerëz të paformuar, ka adoleshentë të cilët përpiqen të pengojnë mësimin nëpër shkolla. Mund të ketë dhe ndonjë telefonatë në ndonjë moment politik me tendenca politike të rreme, por sidoqoftë ne dimë t’ia dalim mbanë edhe këtyre telefonatave.”

Salla operative me shërbimet e saj ndikon në rritjen e efiçencës së punës së Policisë por dhe me afrimin sa më shumë pranë problemeve të qytetarëve./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme