Sallatë me bishtaja, ton dhe vezë
Përbërësit:
500 gr bishtaja
4 vezë të ziera
100 gr ton
150 gr domate
150 gr misër
80 gr ullinj të zinj
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Ziejmë përrreth 10 minuta bishtajat në ujë me pak kripë.
I vendosim në një tas prej qelqi dhe pasi janë ftohur i shtojmë domatet dhe misrin. Shtojmë ullinj e zinj dhe e rregullojmë me vaj dhe kripë. Më pas i kalojmë në një pjatë dhe shtojmë sipër vezët e prera feta dhe tonin./tvklan.al