Sallatë molle (Video)
Përbërësit:
Sallatë jeshile
Spinaq
Çikore
Rukola
Mollë
Domate pomodorini
Djathë i grirë
Bajame
Sheqer
Spek
Përgatitja:
Në një tigan pjekim fillimisht bajamet. Më pas shtojmë në to sheqerin dhe i përziejmë. Pasi karamelizohen i vendosim në një letër furre që të ftohen dhe më pas i grijmë.
Në një tjetër tigan vendosim në formën e një shtrese të hollë djathin e grirë. Pasi shkrihet e vendosim të ftohet. Coptojmë me duar sallatat dhe i vendosim në një tas. Presim në kubikë mollën dhe e shtojmë tek sallata. Në një shishe vendosim pak kripë, pak piper, verë të bardhë, uthull balsamime, vaj ulliri, i përziejmë të gjitha bashkë dhe me të marinojmë sallatën. Copëtojmë mbi sallatë edhe djathin, spekun dhe bajamet dhe është gati.
/tvklan.al