Sallatë pikante
Përbërësit:
250 gr sallam pikant
250 domate te vogla
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë
Rigon
Përgatitja:
Ndajmë sallamin me feta dhe i heqim lëkurën. Më pas i hedhim një tigan që nuk ngjit, pa i shtuar yndyrë tjetër. Pasi i skuqim për disa minuta i heqim nga zjarri.
Ndajmë domatet e vogla në dy pjesë dhe i shtrojmë në një tavë me letër kuzhine. Shtojmë sipër qepën e prerë në formë rrethore, i hedhim vaj ulliri dhe rigon.
I vendosim në furrë për rreth 10 minuta në temperaturë 200 gradë. Më pas bashkojmë dhe sallamin dhe i përziejmë me një lugë druri. Sallata shërbehet e vakët në tryezë./tvklan.al