Sallatë quinoa me karkaleca (Video)
Përbërësit:
200 gr quinoa
100 gr karkaleca
1 avokado
1 limon jeshil
1 kastravec
1 rrepë e kuqe
1 panxhar
Pak uthull molle
Sallaturina mikse
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në një tas kuinoan dhe e shpëlajmë me ujë të bollshëm tre herë. Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë dhe pasi uji të jetë gati shtojmë, kripë, piper, pak vaj ulliri, quinoan dhe i lëmë të ziejnë për 12 minuta. Domateve dhe kastravecit iu heqim farat dhe i presim në kubikë, gjithashtu presim edhe avokadon, qepën dhe lëkurën e limonit jeshil dhe i përziejmë të gjitha bashkë në një tas. Në një tjetër tas vendosim rrepën e kuqe të prerë në feta shumë të holla, panxharin e kuq, sallaturinat, shtojmë lëkurë limoni dhe majdanoz. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim karkalecat dhe shtojmë në to kripë dhe piper. Në fund quinoan e shtojmë tek tasi me perimet e prera në kubikë dhe e shoqërojmë më sallaturinat mikse dhe karkaleca.
/tvklan.al