Salmon me asparag (Video)


Salmon me asparag (Video)

14:10 25/04/2019

Përbërësit:

100 gr salmon

100 gr asparag

50 gr pana

30 gr philadelphia

2 karota

1 lime

Uthull

Trumzë

Hudhër

Sallaturina miks

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht i heqim lëkurën dhe halat salmonit. E presim në kubikë dhe e marinojmë me lëkurë lime, trumzë, hudhër. Pasi e lëmë të marinohet disa minuta e pjekim në një formë rrumbullake në tigan pa e ngjitur.

Pastrojmë karotat, specat dhe asparagët. I ziejmë shumë pak dhe i kalojmë në një tas me ujë të ftohtë. Perimet e ziera i presim dhe i marinojmë me pak uthull, vaj ulliri, kripë dhe piper. Tek perimet e ziera shtojmë edhe sallaturina miks dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Vendosim në mikser panën, philadelphian, limen, kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem. Vendosim në pjatë fillimisht kremin, mbi të salmonin dhe në fund perimet e ziera dhe sallaturinat.

/tvklan.al






Të ngjashme