Samiti i Bashkimit Europian – (03 Qershor 1999)


Samiti i Bashkimit Europian – (03 Qershor 1999)

16:04 03/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Këln po zhvillohet Samiti i liderëve të Bashkimit Europian. Ky takim është i fundit i BE nën udhëheqjen gjermane pasi Presidenca do t’i kaloje Finlandës. Në axhenden e liderëve europian gjatë ketij Samiti do të jenë lufta në Jugosllavi, miratimi i reformave të paraqitura nga komisioni i BE si dhe ato ekonomike dhe ushtarake, ku tek kjo e fundit përfshihet integrimi i Aleancës Ushtarake të vendeve Europiane Perendimore BEP në strukturat e Bashkimit Europian.

Kjo sipas liderëve europian do krijojë një strukturë të përbashkët ushtarake për të gjithë vendet e Europës. Në krye të kësaj strukture mendohet të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana. Në këtë takim do te diskutohet edhe për zgjerimin e mëtejshëm me anëtarë të rinj të Bashkimit Europian.

Gjithashtu gjatë këtij samiti pritet të debatohet mjaft ashpër sidomos për reformat ekonomike të cilat kundërshtohen nga vendet e vogla të bashkimit Europian./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme