Samiti i Francës, debate për projekt kompromisin francez – (9 Dhjetor 2000)


Samiti i Francës, debate për projekt kompromisin francez – (9 Dhjetor 2000)

15:50 09/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dita e tretë e samitit të Bashkimit Europian në Nice të Francës, ka nisur me paraqitjen e një projekt kompromisi nga ana e Francës për partnerët e saj, por polemikat kanë nisur mes përfaqësuesve të 15 vendeve. Ky projekt kompromisi është iniciuar nga Franca dhe Gjermania. Shrëder ka deklaruar: “është thjesht një propozim, nuk është rezultati final. Do të punojmë fort që të arrijmë një rezultat final, por është letër dhe jo rezultat”.

Ndërsa Romano Prodi ka deklaruar: “Jemi në një fazë të veçantë, secili shtet  duhet të bëjë një hap, por ende janë konfuz”. Kompromisi për reformën e institucioneve të BE i paraqitur sot, në samitin e Nices është pritur jo mirë, sidomos nga delegacionet, përfaqësuese të vendeve të vogla./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme