Samiti i G-8, çështja e Kosovës – (20 Qershor 1999)


Samiti i G-8, çështja e Kosovës – (20 Qershor 1999)

11:37 20/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Me thirrjen për paqen dhe rindërtim të Ballkanit në Këln të Gjermanisë përfundoi Samiti i G-8. Liderët e vendeve më të zhvilluara u angazhuan për një klimë më të ngrohtë bashkëpunimi të Perëndimit me Rusinë. Kosova ishtë në qendër të diskutimit të G-8.

Samiti arriti të ulë bashkë në një tavolinë pas 9 muajsh, Presidentin Amerikan Bill Klinton dhe liderët Perëndimorë me Presidentin Rus Boris Jelcin. Me të arritur në Këln Presidenti Rus pati një mëngjes pune me kancelarin Shrëder. Pas këtij takimi të G-8 të gjithë duhet të të pajtohemi, kjo është gjëja kryesore theksoi Jelcin, i cili ka zhvilluar një takim kokë më kokë edhe me presidentin amerikan Klinton.

Zyrtarë amerikanë kanë deklaruar së në vjeshtë rifillojnë bisedimet mbi çarmatimin strategjik dhe Rusisë mund t’i shlyhet një pjesë e borxheve. Shtatë vendet kanë inkurajuar Rusinë të vazhdojë reformat ekonomike. Ndihma financiare për Jugosllavinë do të jetë e kushtëzuar me procesin e demokratizimit.

Shrëder tha se ideja e një takimi të nivelit të lartë në një nga shtetet fqinje me Kosovën sherben për t’i dhënë një shtysë psikologjike procesit të rindërtimit të Ballkanit./tvklan.al






Të ngjashme