Samiti i Parisit, fonde për vendet e Ballkanit
Pas takimeve të Berlinit dhe të Vjenës një vit më parë është duke u zhvilluar në Paris takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Përendimor.
Takimi po zhvillohet nën kujdesin e presidenit francez Fransua Hollande.
I pranishëm është kryeministri dhe disa të ministra te kabinetit qeveritar.
Në takimin e Parisit do të diskutohet për financimin nga BE të disa projekteve infrastrukturore që lidhin vendet e Ballkanit.
Ndërkohë në sesionin e paradites ku ishin të pranishem ministrat e Ekonomisë dhe Financave komisioneri Hahn ka folur per financimin e projekteve në infrastrukturë që lidhin Serbinë-Kosovën dhe Shqipërinë prej 96 milion eurosh
Në prag të nisjes së punimeve të Samitit të Parisit, Kryeministri Edi Rama është pritur në takim nga presidenti i Francës, Fransua Hollande.
Në qendër të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.
Në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Paris është e pranishme edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe përfaqësuesja e lartë e BE-se për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
Tv Klan