Samiti në Durrës, nis takimi informal i Kryeministrave të Ballkanit


Samiti në Durrës, nis takimi informal i Kryeministrave të Ballkanit

10:02 27/08/2018

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Durrës Kryeministrat e vendeve të Ballkanit për takimin informal që do të mbahet me temë “integrimi i ekonomisë rajonale”.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe eurokomisioneri Johannes Hahn. Liderët e Ballkanit do të diskutojnë për strategjinë e integrimit europian, zbatimin dhe fuqizimin e zonës ekonomike rajonale 1, marrëveshjen roaming mes shteteve dhe fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

PROGRAMI I TAKIMIT

09.40 – Ardhja e delegacioneve

09.50 – FOTO Familjare

10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit

12.15 – Konferenca për Shtyp

*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës

– Fjalë Kryeministri Rama

– Fjalë Komisioneri Hahn

/

tvklan.al






Të ngjashme