Samiti “No Smoke” nxjerr në pah problematikat e kontrollit të duhanit
Një organizim i rëndësishëm në lidhje me politikat për kontrollin e duhanit dhe ato të reduktimit të dëmit, Samiti No Smoke u mbajt edhe këtë fund-shtator në formën e një debati konstruktiv mes ekspertëve më të njohur të shëndetit publik dhe të reduktimit të dëmit.
Samiti i 4 -t Shkencor mbi Reduktimin e Dëmit të Duhanit: Produkte të reja, Kërkime dhe Politika i organizuar nga SOHRE u fokusua këtë vit tek çështja e etikës dhe se sa politikat e kontrollit të duhanit i respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht atë të marrjes së informacionit. Drejtuesi i Qendrës për Ligjin, Politikat dhe Etikat mbi Shëndetin (CHLPE) David T. Sweanor, u fokusua tek rëndësia e mospengimit të informacionit në lidhje me produktet me risk të reduktuar, pasi njerëzit që pinë cigare kanë të drejtë të njohin dhe më pas të zgjedhin nëse duan apo jo të kalojnë në produkte alternative të përcjelljes së nikotinës.
Një tjetër çështje e rëndësishme që u diskutua ishte ajo e trajtimit të njerëzve që pinë cigare si minoritet, çka shpesh vë në rrezik të drejtat e tyre. Prof. Kolzowski theksoi rëndësinë e fokusimit të praktikave të shëndetit publik tek produktet me risk më të lartë.
Eksperti i shëndetit global, Charles A. Gardner e trajtoi çështjen në këndvështrimin e konsumatorit, duke kërkuar mbështetjen e të drejtës së 98 milionë të rriturve që pinë cigare për të kaluar në produkte për përcjelljen e nikotinës në produkte me risk të reduktuar, për të shmangur toksicitetin ndaj të cilit ekspozohen gjatë pirjes së cigares.
Në mbyllje të diskutimit, David Sweanor theksoi se mohimi i të drejtave të konsumatorëve është vërtet shqetësues dhe në shumë raste, njerëzit nuk marrin informacionin e duhur, madje marrin informacion të pasaktë. Prandaj, nuk duhet të fajësojmë njerëzit; njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi vetëm për informacionin që u është dhënë.