Samsung Galaxy Note 7 kthehet në rrezik


Samsung Galaxy Note 7 kthehet në rrezik

10:01 13/09/2016

Një 6 – vjeçar nga Brooklyn pësoi djegie në duar pasi Samsung Galaxy Note 7 i shpërtheu në dorë.

Sipas

New York Post

, i mituri mësohet se po shihte video në telefon, kur paisja i shpërtheu papritur. Familja njoftoi menjeherë ambulancën dhe ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit me djegie në trup.

Vetë Samsung e pranoi incidentin dhe tha se kishte kontaktuar me familjen e djalit.

samsung

Vetëm pak ditë pas prezantimit të paisjes më të re, Galaxy Note 7, Samsung nisi tërheqjen nga tregu të saj, pasi u raportuan të paktën 35 raste të nxehjes së baterisë dhe shpërthim të paisjes.

Deri më tani, numri dyshohet të ketë shkuar në 70.

Më herët gjatë javës Administrata e Aviacionit kërkoi nga pasagjerët që të mos e ndezin Galaxy Note 7 apo ta vendosin në karikimi në avion./tvklan.al





Të ngjashme