Sandalet prej llastiku, gjakosin këmbët e 2-vjeçares
Një nënë britanike ka porositur një palë sandale prej llastiku, në faqen online “Next”, si një prej dhuratave për ditëlindjen e vajzës së saj 2-vjeçare.
Por ajo çfarë këto sandale u kanë shkaktuar këmbëve të vogëlushes, ka alarmuar shumë prindërit e saj. Lisa Connor nga Lancashire, Britani ka publikuar disa foto të vajzës së saj me këmbë të gjakosura duke paralajmëruar të gjithë prindërit e tjerë për të mos u blerë fëmijëve të tyre këto lloj sandalesh. Ajo ka thënë : “Unë nuk mund ta besoj që vajza ime u mbulua me gjak në gjithë këmbën e saj, ajo i mbajti vetëm 30 minuta sandalet në këmbë dhe ka ecur vetëm rrotull shtëpisë.” Por rasti i vajzës së Lisës nuk është i vetmi pasi shumë prindër të tjerë që kanë parë fotografitë, i kanë dërguar saj mesazhe duke thënë se e njëjta gjë u ka ndodhur fëmijëve të tyre. Ndërkohë, zëdhënësja e webit të shitjeve online “Next” ka thënë : “ Në ndihemi tmerrësisht keq për këtë që ka ndodhur dhe po merremi seriozisht me këtë çështje. Kërkojmë kthimin e sandaleve për të kryer një inspektim të detajuar”./tvklan.al