Sanduiç i ëmbël (Video)


Sanduiç i ëmbël (Video)

14:39 02/04/2019

Përbërësit:

4 lugë sheqer pluhur

2 lugë sheqer i bardhë

1 petë sfoliatë

Për mbushjen:

400 gr pana

300 gr krem çokollate

250 gr qumësht

60 gr sheqer

50 gr sheqer pluhur

30 gr niseshte

2 të verdha vezësh

1 teke konjak

1 shkop vanilje

Përgatitja:

Vendosim në një tas të verdhat e vezëve, shtojmë sheqer dhe i rrahim me mikser. Më pas në të njëjtin tas shtojmë edhe niseshte. Vendosim në një tenxhere qumështin me pak sheqer pluhur, shtojmë esencën e vaniljes dhe pasi e heqim nga soba shtojmë ngadalë edhe vezët e rrahura me sheqer dhe niseshte. I përziejmë për pak të gjitha bashkë derisa të formohet një masë homogjene.  Në një tjetër tas fryjmë panën. Presim në disa pjesë petën sfoliatë, e lyejmë me vezë, sheqer dhe e fusim në furrë. Në një tas përziejmë kremin me vezë dhe çokokremin, më pas shtojmë në të njëjtin tas pak pana. Vendosim nëpër qese pastiçerie kremin me çokollatë dhe kremin pana dhe me to mbushim petët sfoliatë dhe janë gati.

/tvklan.al






Të ngjashme