Francë/ Snajperi i qeverisë qëllon pa dashje dy persona


Francë/ Snajperi i qeverisë qëllon pa dashje dy persona

19:06 28/02/2017

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë një fjalimi të presidentit francez Fronsua Holond këtë të martë. Një qitës i forcave franceze qëlloi aksidentalisht, duke plagosur dy persona të pranishëm. E shtëna tërhoqi edhe vëmendjen e Holond, i cili ndaloi fjalën.

Sipas mediave franceze, shkaku i incidentit ishte një pengim i qitësit të xhandarmërisë. Teksa ai po përpiqej të ndryshonte pozicionin shkrepi armën në mënyrë të pavullnetshme. Fatmirësisht të lënduarit morën vetëm plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme