Santos: Përshëndes hapjen e listave
“Partitë të vazhdojnë dialogun konstruktiv”
Lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, reagoi edhe reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.
Nëpërmjet një reagimi ajo përshëndet vendimin për hapjen e listave dhe I kërkon partive politike të ruajnë frymën e dialogut.
“Përshëndes miratimin në Parlamentit për hapjen e listave. Është e rëndësishme që të gjitha partitë në Shqipëri, brenda dhe jashtë parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, një kriter themelor për Bashkimin Europian“, shkruan Santos.
Tv Klan