Saranda me dy plazhe publike


Saranda me dy plazhe publike

20:44 12/06/2020

Klosi: U rikthehet pushuesve

Të gjithë pushuesit në qytetin e Sarandës tashmë do të mund të përdorin dy plazhe publike. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se tashmë qytetarëve iu është rikthyer plazhi kryesor me vijë lineare 600 metra dhe Plazhi i Pllakave, i cili është monument kulture.

“Me kryetarin e Bashkisë së Sarandës po zbatojmë një nga premtimet e tij elektorale për të rikthyer plazhin kryesor të qytetit, qytetarëve dhe plazhi kryesor i Sarandës këtë vit do të jetë pa pagesë për qytetarët e Sarandës dhe pushuesit në këtë zonë”.

Plazhi publik nuk do të ketë shezllone dhe do të jetë bashkia e qytetit bregdetar, ajo që do të marrë përsipër mirëmbajtjen.

Tv Klan






Të ngjashme