Saranda pa treg, tregtarët zënë trotuaret për të shitur – (29 Janar 2001)


Saranda pa treg, tregtarët zënë trotuaret për të shitur – (29 Janar 2001)

12:19 29/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rreth 100 tregtarë të fruta-perimeve, mishit, peshkut, bulmetit, etj, shesin ende në trotuare në qytetin e Sarandës. Bashkia në këtë qytet, ka ngritur një treg, i cili ende nuk plotëson kushtet dhe parametrat e duhur. Malet me plehra janë gjithandej, duke mos lejuar që në këtë treg të ketë kushte higjeno-sanitare të rregullta.

Ankesat e tregtarëve, ditët e fundit janë shtuar, pasi ata sqarojnë se paguajnë të gjitha detyrimet për të pasur një vend të sigurt tregtimi. Vendi që u ngrit nuk mund të quhet treg, por nga ana tjetër këta tregtar kanë zënë të gjitha trotuaret e Sarandës, duke zënë kështu edhe rrugën e kalimtarëve./tvklan.al






Të ngjashme