Sarandë, atentat Shefit Kundër Trafikut të Narkotikëve


Sarandë, atentat Shefit Kundër Trafikut të Narkotikëve

11:08 03/04/2014 SarandeËshë sulmuar mbrëmë me armë makina private e Shefit  kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, Orges Mezini i cili ishte nën drejtimin e një operacioni  për kapjen e një të kërkuari.

Burime të policisë së Sarandës bëjnë me dije, se mbrëmë rreth orës 22:30 në hyrje të fshatit Shëndill të Sarandës, një grup prej 4 personash ka qëlluar në drejtim të  makinës së Orges Mezinit, i cili ishte i shoqëruar nga  Shefi i Krimeve, 4 efektivë policie dhe nga 2 specialistë të zonës.

Sipas të njëjtat burimeve, nga sulmi me armë fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dyshohet se autor i këtij sulmi është Taulant Xhini së bashku me 3 persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Për këtë ngjarje, Ministria e Brendshme njofton se që prej mbrëmjes së djeshme, forcat RENEA dhe ato të FNSH-së  kanë kryer kontroll në 90 banesa të fshatit Shëndill dhe kanë shoqëruar 30 persona për tu marrë në pyetje, ndërsa kanë arritur të sekuestrojnë edhe një armë tip automatik dhe një mitraloz që mendohet se i përkasin Taulant Xhinit, i cili rezulton se është pjesë e një prej grupeve më të rrezikshme.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Xhini, për tentativë vrasjeje, si dhe 3 personat e tjerë si bashkëpunëtorë të kësaj ngjarjeje.

tvklana.al/ M.S





Të ngjashme