Sarandë, mbytet turisti në pishinë
Një turist është mbytur në një pishinë në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:27, në lagjen nr.1 Sarandë, në pishinën e hotelit “Mediteran”, në pronësi të A.Z., rreth 50 vjeç.
Turisti i mbytur është personi me iniciale H.T. 78 vjeç me shtetësi polake. Nga informacionet paraprake dyshohet se 78-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se turisti ka qenë qenë nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij, me iniciale Z.K., 69 vjeç (të dy turistë nga Polonia).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet ekspertiza e mjekut ligjor./tvklan.al