Roja i lokaleve në plazh gjendet i mbytur në det


Roja i lokaleve në plazh gjendet i mbytur në det

10:17 31/08/2017

Është gjetur i mbytur në det roja i disa lokaleve në plazhin e Bunecit në Himarë.

Sipas një njoftimi të policisë, 60-vjeçari I.B., banues në Berat, është gjetur i mbytur në plazhin e Bunecit.

Policia fillimisht u njoftua rreth orës 09:50 për të mbyturin dhe pas verifikimeve viktima rezultoi se ishte i moshuari që punonte si roje tek lokalet në Bunec.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./tvklan.al






Të ngjashme