16:55 08/02/2014Dita e sotme mund të konsiderohet nga më tragjiket në rrugët e vendit. 11 viktima janë regjistruar sot në dy aksidente në Kukës e Sarandë.Gjatë orëve të pasdites në aksin nacional Qafë-Botë Sarandë, një aksident fatal u mori jetën 5 persona. Dy autovetura, një mjet Reno dhe nje Alfa Romeo u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur Ura e Bogazit. Si pasojë gjetën vdekjen, vëllezërit Krenar e Fejzo Sulo, babë e bir Kristaq e Petrit Meçe si dhe vallëtari i njohur Taip Madani.Nga të dhënat e deritanishme mësohet se automjeti tip Reno në të cilin ndodheshin 3 persona udhëtonte nga Konispoli drejt Sarandës, ndërsa mjeti Alfa Romeo në të cilin gjendeshin dy persona lëvizte nga Livadhjaja në drejtim të Konispolit.Sipas policisë, përplasja mes dy automjeteve ka qenë tepër e fortë. 3 nga viktimat gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët ndërruan jetë gjatë transportimit për në spital.Rrethanat e këtij aksidenti janë ende të paqarta, por shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave dhe humbja e kontrollit të një prej autoveturave.