19:48 03/04/2014Një makinë policie ku udhëtonin 4 efektivë është qëlluar me armë zjarri në hyrje të fshatit Shëndëlli të Sarandës nga 3 drejtime të ndryshme.Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30 kur efektivët ishin në ndjekje të një të kërkuari.Sipas policisë i dyshuari për sulmin është shtetasi Taulant Gjini i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe trafik lëndësh narkotike.Policia tha se Gjini është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Të njëjtat burime deklaruan se vijon aksioni për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.