Sauna ju shpëton jetën


Sauna ju shpëton jetën

23:03 28/05/2018

Sauna nuk është vetëm për relaks, por mund të na shpëtojë edhe jetën. Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore amerikane Neurology, të përdorësh saunën çdo ditë ul deri në 60% mundësinë e prekjes nga një iktus. Studimi është kryer në Finlandë, ku pothuajse në çdo shtëpi ka një sauna dhe është shumë e zhvilluar si praktikë.

Rreth 1700 persona janë vëzhguar dhe monitoruar vazhdimisht dhe rezultatet kanë qenë befasuese. Sipas mjekëve, të futesh në një dhomë të mbushur me avull duket se ndikon në uljen e tensionit arterial dhe ndoshta kjo mund të ndikojë pozitivisht mbi rrezikun e iktusit.

Gjithashtu studime të mëparshme kanë treguar se sauna mund të sjellë një reduktim rreth 70% të rrezikut të prekjes nga tensioni i lartë, sëmundje mendore si sklerozë apo alzhaimer, apo edhe sëmundjet kardiovaskulare.

Megjithatë jo të gjithë mund të përdorin saunën, pasi nuk rekomandohet për personat që sapo kanë kaluar një infarkt apo edhe të moshuarit që kanë tensionin të ulët.

Klan Plus






Të ngjashme